close
Top LajmeVendi

SHGM: TË NDALEN SULMET VERBALE NDAJ GAZETARËVE

znm

SALIU: FUNKSIONARËT TË KENË KUJDES SE SI FLASIN NË PUBLIK

Sulmet verbale ndaj gazetarëve po shtohen çdo ditë e më shumë. E hov të madh morën ditën e zgjedhjeve. Që të jetë edhe me keq, cak i sulmeve janë gratë gazetare.

XHUMADIJE IBRAHIMI, GAZETARE E TV KLAN M
Pavarësisht shpifjeve që ka bërë kandidati Vullnet Murseli, që ishte kandidat për kreun e Komunës së Tetovës, të cilën e ka bërë para kolegëve të mi gazetarë dhe miqve të mi në Prishtinë. Edhe pse kam tentuar të ulem në sy me sy dhe të sqarohemi, ai nuk gjeti arsye dhe kohë për tu ulur dhe për ta sqaruar këtë gjë. Por nuk kërkoi as falje publike.

FERIKAN ILJAZI ARIFI, GAZETARE E EURONEWS ALBANIA
Këto incidente të vogla kushtimisht thënë, mund që shumë shpejt të shndërrohen edhe në sulme më të mëdha fizike.

E sulmi verbal i Ministrit të jashtëm, Bujar Osmanit ndaj gazetarit Furkan Saliu, 24 orë më vonë rezultoi me kërcënim të drejtpërdrejtë.

FURKAN SALIU, GAZETAR I TV KLAN M
Shihet se në kampin politik vlera e fjalës është e humbur. Ata mund të thuan qindra premtime dhe për 5 minuta ti harrojnë. Nuk është kështu për ne gazetarët. Për ne fjala ka shumë vlerë. Ne kemi kujdes për çdo fjalë që e shkruajmë. Kërkojmë nga të gjithë eksponentët politik që të kenë kujdes se çfarë flasin sepse ata përkrahen nga një numër të madh të njerëzve dhe çdo fjalë e thënë mund të shndërrohet në sulm ndaj një gazetari. Pas fjalëve të thëna ndaj meje nga ministri, Bujar Osmani, pata një rast në Saraj. U ula që të ha dhe më erdhi një person dhe më tha se shumë po foli dhe që dëshiron që dikush të më rrah sa më shpejt që është e mundur.

Jovica Paunovski, nga TV21, kishte propozim konkret.

JOVICA PAUNOVSKI, GAZETAR I TV21
Unë do të apeloja, njësoj si kolegët tjerë, deri tek Ministria e punëve të brendshme, por edhe deri tek Prokuroria, siç ishte e formuar një komision i veçantë që vendoste me prioritet për rastet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, unë do të apeloja që edhe rastet tona të jenë pjesë e një komisioni të tillë.

Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj gazetarëve dhe të krijohet ambient normal për punë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia