close
Top LajmeVendi

SHI NË VERË: MOT JOSTABIL ME RESHJE INTENSIVE

auto_11mosh1544514946

Pas valës së nxehtë, vendi është përfshirë nga moti jostabil I shoqëruar me reshje të shiut dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Metereologët njoftojnë se lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig, me shirra të rrëmbyeshme, breshër të izoluar…

Nëpër rrjetet sociale qytetarë shpërndajnë pamje të motit të lig nëpër shumë qytete…

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka njoftuar se ditëve në vijim si rezultat I aktiviteteve të cikloneve, vende-vende do të ketë rreshje të rrëmbyeshme të shiut mbi 30 litra në metër katrorë dhe se nuk do të ketë rreziqe të daljes së lumejve nga shtretërit. Nga kjo Drejtori tërheqin vërrejtjen që me kujdes të lëvizet afër lumejve më të vegjël, për shkak se sic thuhet, mund të ketë shirra të rrëmbyeshme që mund të ngrisin nivelin e lumejve lokal.

Ndryshimi drastic I temperaturave dhe moti me shi duket se nuk ka ndërprerë protestën e banorëve të Sinicanit të cilët ende janë duke qëndruar në vendin ku duhet të fillojnë punimet për ujësjellësin e tyre.

Ndërkohë zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar në mëngjes në zjarrin që ka shpërthyer në matësin e rrymës elektrike në fshatin Siriçinë. Zjarri është shkaktuar nga goditja e rrufesë. Gjatë këtij zjarri njoftohet se nuk ka të lënduar./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia