close
Vendi

SHILEGOV: NDOTJA NUK ZGJIDHET ME BUTON!

Petre-Silegov-dimarhos-Skopiwn
KËRKOJMË POLICI KOMUNALE PËR ZGJIDHJEN E KAOSIT NË KOMUNIKACION

Kursin të cilin e ka arritur komuna e Shkupit, politikat të cilat janë ndërmarrë, japin rezultate, por problemi me ndotjen nuk zgjidhet me buton, thotë kryetari i Shkupit Petre Shilegov në intervistë për REL
Shkupi shënon shkelje të shumta të rregullave të komunikacionit, prandaj punohet që ky qytet të ketë polici komunale e cila do të ketë kompetenca për ta kontrolluar komunikacionin, thotë kryetari i Shkupit Petre Shilegov. Ai shton se tani, përbërja e qeverisë, është pro formimit të policisë komunale.
“Qyteti i Shkupit dhe unë si kryetar, kemi kërkuar nga qeveria, dhe për fat, më në fund kemi përgjigje pozitive, që Shkupi të ketë polici komunale. Sipas asaj si është për momentin, ne nuk kemi kompetenca ta kontrollojmë komunikacionin sepse kjo është punë e policisë së komunikacionit. Tani për tani, nuk kemi fuqi ligjore, por periudhës së fundit ka numër më të madh të policëve në rrugë dhe vërehet sanksionimi i shkelësve të rregullave të komunikacionit.” tha Kryetari i Komunës Së Shkupit – Petre Shilegov
Sa i përket ndotjes së ajrit, Shilegov thotë se, për dallim nga viti 2017, kemi më pak ditë në vit me ndotje të lartë, shkaku i strategjive të cilat i ka ndërmarrë komuna e Shkupit. Shilegov shton se ky problem i përket gjithë shtetit dhe nuk do të zgjidhet lehtë përmes një butoni.
” Është betejë permanente që zhvillohet nga më shumë fronte dhe të cilës nuk mund ti japim rëndësi individuale. Këtë betejë e zhvilloj nga dita e parë dhe nuk do të ndaloj. Është një pako me masa të sferave të ndryshme të jetës urbane të cilat duhet të ndërmerren, me qëllim zvogëlimin e ndotjes. Shkaku i disa masave të cilat kanë karakter strategjik, Shkupi numëron më pak ditë me ndotje enorme. Por këto janë 27 masa të cilat kërkojnë më shumë kohë për implementim. Ajo që nuk dua të ndodhë, e kam thënë edhe gjatë fushatës, të shpresojmë se ky problem mund të zgjidhet përmes një butoni, kjo është qasje e gabuar sa i përket ndotjes”. shtoi Shilegov
Për projektin “Shkupi 2014”, Shilegov thotë se komuna e Shkupit është institucioni i vetëm që ka hequr pjesë të këtij projekti. Apelon edhe te komuna Qendër që ti qaset me më shumë guxim kësaj çështjeje, që, siç thotë Shilegov, t’ja kthejmë Shkupit pamjen normale, e cila për momentin duket si cirk. /KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia