SË SHPEJTI DO TË VENDOSEN STACIONE MATËSE
Kryeministri i RMV-së, z. Zoran Zaev, sot vizitoi Qendrën e Përzgjedhjes së NP Higjiena Komunale-Shkup, me vendndodhje në komunën e Karposhit, ku u informua lidhur me rrjedhën e dorëzimit të stufave të vjetra me energji jo-ekologjike, në këmbim të subvencionit për blerje të kondicionerëve për ngrohjen e amvisërive.
Qyteti Shkupit do të ketë 4000 -5000 oxhaqe më pak, kjo sipas autoriteteve të Qytetit të Shkupit, falë thirrjes publike për dhënien e subvencioneve për inverter me qëllim të zvogëlimit te ndotjes së ajrit. Kjo thirrje sipas Kryetarit të Shkupit Petre Shilegov është më e madhja e realizuar ndonjëherë nga Qyteti i Shkupit. Ai njoftoi edhe për vendosjen e stacioneve matëse në qytet.
Qyteti i Shkupit deri më tani ka pranuar rreth 4,060 aplikacione, nga të cilat rreth 1000 stufa të vjetra janë kthyer deri më tani vetëm në komunat e Saraj dhe Suto Orizari. Sipas aplikacioneve të pranuara, rreth 1,300 stufa nga komunat e Gjorce Petrov, Karpos dhe Centar pritet të kthehen në këtë vend. tha Kryebashkiaku i Shkupit , Petre Shilegov
Drejtori i SHA ESM Vasko Kovaçevski ju bëri thirrje qytetarëve që të përfshihen në këtë project.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të përfshihen në këtë projekt, të sigurojnë ngrohje më të pastër, më të lirë dhe më miqësore me mjedisin për veten dhe familjet e tyre, dhe kështu të investojnë në ruajtjen e ajrit të pastër. ” tha Drejtori Kovaçevski
Projecti kap vlerën e 10 milion 618 milion EUROVE. /KlanMacedonia