close
Top LajmeVendi

SHITËSIT NË TREGUN E GJELBËRT SËRISH NË PROTESTË

Screenshot_6

Bogdanoviq: Kthimi i çmimit të vjetër nuk vjen parasysh


Me protestë dyorëshe dhe bllokimin e rrugëve në qendrën e Shkupit, shitësit në tregun e gjelbërt për të dytën ditë me radhe e shprehin revoltën e tyre. Thonë se me çmim prej 70 denarësh për një orë parkim u rrezikohet qarkullimi i dobët në treg. Nga komuna Qendër i ftojnë shitësit në takim, edhe pse kryetari i komunës Bogdanoviq nuk është i informuar me kërkesat e tyre. Ai thekson se në qoftë se kërkesa e tyre është kthimi i çmimit të vjetër, kjo është e kotë. Komuna qendër e intensifikon fushatën “Qendra nuk është parking”. Fushata për ngritjen e vetëdijes publike dhe për pasojat nga përdorimi jashtë mase i automjeteve.

Në qoftë se dëshironi që me veturën tuaj të shkoni deri te tregu i gjelbërt, çmimi për një orë parkim është 70 denarë, ndërsa shitësit të cilët çdo ditë punojnë në treg nëse deri në muajin dhjetor kanë paguar 800 denarë në muaj për parkimin mujor, tani kjo u kushton 1500 denarë. Edhe gjatë ditës së djeshme, por edhe sot shitësit në treg revoltën e tyre e shprehën me protestë, thonë se me 70 denarë për parkim blerësit mund të blejnë një kg fruta ose perime.

“Tani një orë është 70 denarë, logjikisht është shumë shtrenjtë, dhe askush nuk do të hyjë në treg. Unë që e kam kartelën deri tani ishte 800 denarë, nga 1 janari është 1500 denarë, do të thotë rritja është mbi 90% dhe kjo nuk ka logjikë, mund të jetë 10% deri në 20% a mund të bëhet? Të gjithë blerësit u ankuan gjatë kësaj fundjave, thonë se i lënë veturat në parkingjet pa leje që të vinë në treg.”- shprehen shitësit.

Presin që autoritetet të kenë mirëkuptim dhe problemi të zgjidhet.

“Presim që autoritetet ta zgjidhin problemin, 800 denarë të jetë kartela, ta kthejnë çmimin e vjetër dhe nuk do të ketë asnjë problem.”-tha njëri nga shitësit.

Kryetari i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq shtron pyetjen cilat janë kërkesat e tyre, mbetet çmimi 70 denarë për një orë parking, por jo vetëm kjo, ai paralajmëron edhe masa shtesë me qëllim vendosjen e rendit siç thotë – i përdorimit joligjor të hapësirave për parking në qendërn e Shkupit.

“Ne nuk e dimë cila është kërkesa, pyes publikisht cila është kërkesa, në qoftë se kërkesa është që të kthehet mënyra e vjetër e pagesës kjo nuk vjen parasysh, nuk pajtohemi me këtë. Unë mendoj se është prapavi tjetër, por të mos paragjykoj, le ta përgatisin kërkesën dhe ne jemi të gatshëm të bisedojmë.” –deklaroi Sasha Bogdanoviq, Kryetar i Komunës Qendër.

Fushata për ngritjen e vetëdijes publike për përdorimin jashtë mase të automjeteve “Qendra nuk është parking” vazhdon, edhe atë me masa të përforcuara , paralajmërojnë nga komuna, pikërisht për këtë shkak nuk do të ketë lëshime në çmimet e larta për parkingje. Nga ana tjetër shitësit në treg paralajmëruan bllokim të rrugëve edhe gjatë ditës së nesërme. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia