close
Sport

Shitet për 4 milionë Funte fanella e Diego Armando Maradonës

maradona.jpg

Bluza e veshur nga Diego Maradona në golin ikonik “Dora e Zotit” është shitur në ankandin e Londrës për miliona Paund. Oferta e vetme prej 4 milionë Funtesh u mor në ditën e parë të ankandit në internet.

Origjinaliteti i saj është vënë në diskutim nga familjarët e Maradonës, me vajzën e tij që pretendon se nuk është fanella e përdorur në duelin kundër Anglisë. Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes dhe e nxori në ankand pas 19 vitesh ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.

Që pas vdekjes nga arresti kardiak në Nëntor 2020, familja e Maradonës është përfshirë në një sërë skandalesh dhe betejash gjyqësore në lidhje me trashëgiminë e tij. Ish-sulmuesi i Napolit dhe Boca Juniors konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është një hero për miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht në Argjentinë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia