close
Sport

Shitja e Chelsea-t, vjen reagimi i Abramovich: ja si qëndron e vërteta

0598F0C5-E4DD-4766-AC66-EE50A55BC9AC

Roman Abrmoavich ka dashur të sqarojë lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit në mediat e të gjithë botës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar nga një zëdhënës te faqja zyrtare e Chelsea-t, manjati rus ka saktësuar:

“Kushtet e zotit Abramovich në lidhje me shitjen e Chelsea-t dhe dhurimin e shumës në bamirësi nuk kanë ndryshuar.

Që nga momenti i parë, ai u ka besuar përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe të organizata të mëdha të bamirësisë detyrën për të formuar një Fonfacion.
“Zoti Abramovich nuk ka kërkuar që t’i kthehet mbrapsht asnjë borxh dhe nuk e ka rritur çmimin e Chelsea-t në minutën e fundit. Ka inkurajuar çdo ofrues gjatë këtij procesi që të investojë te klubi, duke përfshirë edhe Akademinë, skuadrën e femrave, rindërtimin e stadiumit dhe Fondacionin Chelse.

“Pas sanksioneve dhe shtrëngimeve të tjera që i janë vënë zotit Abramovich nga Mbretëria e Bashkuar, pasi është lajmëruar shitja e klubit, shitja e klubit është bërë objekt i sanksioneve të BE-së, që kërkojnë aprovime të tjera.

“Kjo do të thotë se fondet do të jenë të ngrira dhe objekt i një procedure ligjore të disiplinuar nga autoritetet. Këto fonde do të jenë për Fondacionin. Qeveria është e vetëdijshme për këto shtrëngime dhe për implikimet ligjore.

“Për të qenë të qartë, zoti Abramovich nuk ka akses ose kontroll mbi këto fonde dhe nuk do të ketë asnjë akses ose kontroll mbi këto fonde pas shitjes. Mbetet i përkushtuar për të gjetur një blerës të mirë për Chelsea-n dhe për t’u siguruar që të ardhurat të përfundojnë në duar të mira”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia