close
Top LajmeVendi

Shkarkohen 5 gjykatës në Maqedoninë e Veriut

keshilli-gjyqesor

Këshilli Gjyqësor shkaktoi 5 gjykatës, kurse për 3 prej tyre janë shkarkuar në kuadër të një procedure të përsëritur. Mes të shkarkuarve janë gjykatësi suprem, Stojançe Ribarev dhe dy gjykatës nga Gjykata e Apelit të Shtipit, Suzana Zdraveva dhe Zoranço Micevski.

Ribarevi është shkarkuar gjatë kohës kur ishte në krye të Gjykatës Themelore-Shkupi 1, për shkak se ka përjashtuar disa gjyqtarë nga sistemi AKMIS.

Ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Gjykatat, gjegjësisht ka përjashtuar disa gjykatës nga sistemi AKMIS gjatë procesit të shpërndarjes së lëndëve dhe i ka vendosur në pozitë të pabarabartë me gjykatësit e tjerë, në periudhë kur skadonte afati i PSP-së për ngritje procedurash.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia