close
EkonomiVendi

SHKARKOHEN DREJTORËT E TEC MANASTIR DHE TEC OSLLOMEJ

esm

MINISTRI BEKTESHI MBËSHTET VENDIMET

 Pas një sërë defektesh dhe problemeve në periudhën e kaluar pozitat udhëheqëse në REK Manastir dhe Osllomej kanë pësuar ndryshime.

Këshilli Drejtues I Elektro Ekonomisë së Maqedonisë, ka shkarkuart Drejtorin e Elektranës së Manastirit Zlatko gjurçievskin dhe në vend të tij ka emëruar Pece Matevskin si ushtrues detyre.

Në Osllomej është shkarkuar Zlatko Piperkovski, kurse në vend të tij funksionin do ta ushtrojë Stojan Ickoski si ushtrues detyre. Paralajmërohet se ditëve në vijim mund të ketë ndryshime tjera kadrovike, për të përmirësuar procesin e prodhimit të rrymës dhe sfidat me krizën energjetike.

REK Manastiri u përball me shumë sfida gjatë punës, për shkak të defekteve nuk punan dy blloqe kurse në njërin prej tyre shpërtheu zjarri.

Ndryshimet vijnë në kohën e krizës energejtike. Më 9 Nëntor Qeveria shpalli situatë krize në sektorin energjetik prej 30 ditëve. Vendimi ishte miratuar me kërkesë të Komisionit për ndjekjen e situatës me furnizimin me rrymë elektrike. Vendimi ishte marrë me qëllim që të thithen mjete në kompanitë energjetike që të rritet likuiditeti I tyre. Bëhet fjalë për thuajse 65 milionë euro që do të transferoen nga buxheti I shtetit.

Vlerësimet janë se tërheqja e paparalajmëruar e energjisë elektrike nga sistemi evropian për periudhën Korrik-Gusht do t`I kushtojë sistemit të transmetimit të Maqedonisë – MEPSO-s, 18.5 milionë euro. Vetëm për tërheqjen e jashtëligjshme të rrymës në Tetor, MEPSO duhet të paguajë 16.5 milionë euro.

Ofroj përkrahje të plotë për vendimet lidhur me shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastir dhe TEC Osllomej. Si institucion kompetent në fushën e energjetikës, Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi kërkon menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të institucioneve, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia