close
Top LajmeVendi

SHKARKOHET BUÇKOVSKI – NEGOCIATAT ME SOFJEN DO T`I ZHVILLOJË MPJ-ja

vlado-buchkovski

Qeveria ka shkarkuar Vlado Buçkovskin nga detyra Përfaqësues i posaçëm në negociatat me Bullgarinë për tejkalimin e kontestit. Për momentin nuk janë bërë publike arsyet për shkarkimin.

Merret vesh se me qasjen e re, në të ardhmen, Ministritë e Jashtme të dy vendeve dhe pesë grupet e punës do t`i zhvillojnë negociatat.

Nga Qeveria kanë sqaruar se Kryeministrat e rinj të RMV-së dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov do t`i konstatojnë mënyrat dhe hapat për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis dy vendeve.

Vlado Buçkovski ishte emëruar në funksioni Përfaqësues I Posaçëm kah fundi I vitit 2020. Në fund të vitit 2021 iu vazhdua mandate si lehtësues në bisedimet me Bullgarinë.

Buçkovski është shkarkuar disa orë pasi mandatari Dimitar Kovaçevski në Kuvend dorëzoi propozimin për përbërjen e re të Qeverisë dhe Programin, por edhe në vigjilje të vizitës së Kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, që pritet të realizohet pasi të dalë nga karantina 10-ditore për shkak të kontaktit me të infektuar me COVID-19./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia