close
Showbiz

Shkarkohet nga detyra “gjyqtarja e TikTok”, Enkeleda Kapedani

kapedania

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të mërkurë gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Emri i gjyqtares u bë i njohur pas publikimit të videove të saj personale në rrjetin social TikTok. Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin nga detyra të saj.

Në videot e bëra publike Kapedani ecte brenda korridoreve të Gjykatës si në pasarelë dhe pozonte në mënyrë provokuese në zyrë.

Në një video tjetër ajo filmoi veten duke dëgjuar në sfond një këngë ku dëgjohen fjalë si “Mafia” apo “Kolumbia”.

Po ashtu kryegjyqtarja reklamonte në TikTok veshjet e markave të shtrenjta, shoqëruar me komente pikërisht mbi markat, makinën e saj tip BMW dhe shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi apo duke përdorur telefonin në timon, vepra të cilat janë të dënueshme edhe ligjërisht./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia