close
Bota

SHKENCËTARËT: OBSH-ja TË NDËRROJË DIREKTIVAT

covid19-air-transmission-neuriscoene

Një grup ndërkombëtar i përbërë nga 239 shkencëtarë i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera kompetente që të pranojnë se koronavirusi mund të përhapet në ajër  shumë më larg se dy metra dhe që konform kësaj të ndryshojnë protokollet për parandalimin e zgjerimit të sëmundjes.

Në letrën e botuar në revistën shkencore  të Universitetit të Oksfordit, autorët nënvizojnë se kërkimet e deritanishme kanë provuar, jashtë çfarëdo dyshimi se viruset mund të qarkullojnë nëpër ajër me dhjetra metra dhe se analizat kanë dëshmuar se po kjo vlen edhe për koronaviorusin.

‘Larja e duarëve dhe distanca sociale është adapte. Por sipas mendimit tone e pamjaftueshme për të ofruar mbrojtje nga mikrothërmitë respiratore që bartin virus dhe që në ajër i lëshojnë njerëzit e infektuar’- thonë autorët. Rekomandimi I tyre, transmeton agjencia francize e lajmeve AFP, është ajrosja e mjediseve të mbyllura, vendosja filtrave cilësorë në ajër  dhe llamba ultravjollcë si dhe moslejimi I numrit të madh të njerëzve nëpër ndërtesa dhe transportin publik. Kur personi I prekur kollitet ose teshtinë ai lëshon pikëza të madhësive të ndryshme. Ato më të mëdhatë se pesë deri në dhjetë mikrometra bien shpejt në tokë në një distance prej  një ose dy metrave, kurse pikëzat më të vogla mbeten në ajër dhe qarkullojnë shumë më gjatë./ Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia