close
lekura.jpg

Teknika mund të kurojë plakjen

Një grup shkencëtarësh britanikë arrijnë për të parën herë të rinojnë lëkurën e njeriut. Arritja e madhe shkencore në fushën e mjekësisë është bërë nga një grup shkencëtarësh në Kembrixh, të cilët kanë arritur në kthejnë 30 vite pas lëkurën e një 53-vjeçareje.

Teknika që është ende në zhvillim dhe që do kohë të shndërrohet në mjekim, mund të kurojë plakjen. BBC shkruan se shkencëtarët e Institutit Babraham përdorën teknikën e ripërpunimit qelizor të qelizave të ashtuquajtura “Fibroblaste”.

Ato kanë si funksion sintetizimin e materialeve jashtëqelizore dhe kolagjenit për të kuruar dhe rigjeneruar lëkurën pas hapjes së plagëve. Shkencëtarët i shndërruan në qeliza staminale, të cilave iu futën të njëjtat proteina që janë të nevojshme për rigjenerimin e lëkurës.

Teknika e përdorur është zbuluar nga fituesi i çmimit Nobel për Mjekësinë në 2012-ën, Sinja Jamanaka, por metoda u përmirësua nga shkencëtarët britanikë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia