close
Sport

SHKËNDIJA FESTOI TITULLIN E KAMPIONIT

kampionët

Destani: “Stadiumi do të rregullohet së shpejti”


Klubi i futbollit Shkëndija dje edhe zyratisht nga FFM-ja pranoi trofeun për titullin e fituar në kampionatin 2018/2019. Këtë akt të pranimt të trofeut, Shkëndija e ktheu në një festë elektrizuese ku të pranishëm krahas tifozëve të flaktë ishin edhe presona nga jeta shoqërore, sportive e kulturore. Pronari i kompanisë Ecolog, Lazim Destani i entuziasmuar për ketë sukses dhe atmosferën e krijuar në stadium për Klan Maqedoni deklaroi:

Si pikë e parë njëherë,  urime Shkëndijës për titullin kampion, kur e shihni atmosferën, të gjithë të gëzuar. Shpresojë se Shkëndija gjithmonë hap pas hapi  po na gëzon,. Sivjet jo vetëm që e fitoi titullin e kampionit, por edhe e mbrojti titullin nga  viti i kaluar. Ashtu që dëshirojë të gëzohemi edhe në këtë radhë. Sa i përket pyetjes tuaj une vetëm ju them se stadiumi shpejtë do të rregullohet”, ndërsa me ekipin  “Do të shkoje deri sa Shkëndija të mbërrije kulmin ku duhet të jetë.” –tha Lazim Destani – Pronar i Kompanisë Ecolog.

Kapiteni Armend Alimi, i cili është njëri ndër shtyllat e skuadrës që për të dytën herë radhazi fituan tituullin e kampionit tha se për çdo futbollist është nder të vesh fanellën kuq e zi.

Është ndjenjë e veçantë, sidomos kur je pjesë e Shkëndijës dhe kur bëhesh  kampion, është merit e gjithë lojtarëve . Ka qenë një grup shumë i mirë i gjithë lojtarëve. Kemi pasur periudha të dobëta, mirëpo jemi ngritë dhe me meritë  jemi bërë kampion. Këtë titull ua dedikojmë tifozëve që ishin këtu, të gjithëve që na kanë përkrahur gjatë sezonit, familjeve tona, ekologut, pronarit tonë që gjithmonë na përkrahë dhe shpresoj se çdoherë do të gëzohemi” -shprehet Armend Alimi – Kapiten i KF Shkëndija.

E pranishme në manifestim ishte edhe kryetarja e komunës, Tetuta Arifi e cila u shprehë krenare me rezultate që i ka arritur klubi i futbollit Shkëndija

“Tetova ka shpirtin e vetë, pikërisht tek një klub i cili ka filluar si sakrificë. Si emër, Shkëndija e ka marrë si Shkëndijë e madhe e shqiptarëve të cilët në emër të barazisë kërkonin barazi në të gjithë fushat e jetës, pranadaj edhe njëherë na mbetet një obligim i përbashkët, ne si autoritete së bashku me zotin Destani të vazhdojmë projektet tjera, ashtu që këto klube të kenë ardhmëri të vërtet.” –thekson Teuta Arifi – Kryetare  e Komunës së Tetovës.

Të pranishëm në këtë manifestim rasti ishin ish-kryetarët e KF Shkëndija, të cilët ndër vite kanë drejtuar ekipin në sfida të shumta, emra të njour të sportit shqiptar në mesin e të cilëve edhe Lorik Cana, kryetari i klubit Partizani të Tiranës, tifozë dhe shumë persona nga jeta shoqërore sportive dhe kulturore. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia