close
Sport

Shkëndija i përgjigjet Shvercerave për ndeshjen në Tetovë

ewfwefwefewger (1)

Kf Shkendija ka dërguar njoftim me shkrim deri te FFM se nuk pranon tifozë nga Shkupi.

Nga klubi tetovar thonë se kërkesa për pjesmarrjen e shvereceave në stadium është ende në shqyrtim, por duke e parë këtë ndeshje, si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë nuk mund t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese.

”Në bazë të rekomandimeve dhe vlerësimit të kësaj ndeshje si ndeshje me rrezikshmëri të lartë (ne lidhëse vendimi i FFM-së), ne si nikoqir dhe njëkohësisht bartës të përgjegjësisë organizative të kësaj ndeshje (në aspekt të sigurisë) për fat të keq nuk mund t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese.

Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të piqen kushtet e sigurisë, ku KF Shkëndija dhe KF Shkupi do të mund të garantojnë siguri të nevojshme që ndeshjet të zhvillohen me prani të tifo grupeve”.

Ja edhe dokumenti i dërguar në FFM nga skuadra tetovare.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia