close
Sport

SHKËNDIJA MËSON KUNDËRSHTARËT PËR MIQËSORET NË ANTALIA

Shkëndija në Antali

KONTROLLUESJA PARË MË 15 JANAR KUNDËR BFC SIOFOK


Gjatë qëndrimit në Antalia të Turqisë ku Shkëndija nga dita e djeshme e deri më 27 janar do të zhvillon fazën e dytë të pëgatijeve për pjesë pranverore të kampionatit, krahas  senacave  të rregullta stërvitore do të zhvillon edhe katër ndeshje kontrolluese me ekipe të cilat gjithashtu përgatiten në këtë qendër të njohur sportive. Ndeshja e parë do të luhet më 15 janar kundër BFC Siofok nga Hungaria, e dyta më 19 janar kundër FC Piast Gliwice nga Polonia, ndeshja e tretë më 23 janar kundër FC warta Poznan poashtu nga Polonia, ndërkaq ndeshja e fundit kontrolluese do të zhvillohet më 27 janar kundër Slovan Liberecit nga Çekia.

Kuqezinjtë në Tetovë do të kthehen më 28 janar, ku do të vijojë edhe faza e tretë e përgatitjeve dhe do të zhvillohet  edhe një ndeshjet kontrolluese para fillimit të gjysmësezonit pranveror që starton më 13 shkurt, kur   do të jetë nikoqire e ekipit Struga Trim Lum në kuadër të javës së 19-0të të kampionatit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia