Shkëndija mundi Mariborin, në radhë është Dinamo e Zagrebit

Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve në Slloveni dje zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese. Ndeshja e dytë kontrolluese u zhvillua kundër ekipit kampion të Sllovenisë Maribori e cila ka përfunduar me fitoren minimale 1-0. Golin për “kuqezinjët” e ka shënuar mesfushori Sabit Bilali në minutën e 68-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ndërkaq në ndeshjen e parë kontrolluese gjatë qëndrimit në Slloveni skuadra tetovare ka barazuar me hungarezët e Ferencvarosh. Golin e vetëm në at ndeshje e ka shënuar kapiteni Ferhan Hasani – Buba

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kuqezinjtë” do të vazhdojnë përgatitjet në slloveni sipas programit të hartuar nga stafit teknik, kështuqë të dielën e ardhëshme më 26 qershor, zhvillojnë ndeshjen e tretë kontrolluese me Dinamon e Zagrebit, ndërsa më 27 qershor kthehen në Tetovë, për të vijuar përgaditjet për ndeshjen e Konferenc Ligës kundë ekipit armen Ararat. Ndeshja e parë në Ligën e Konferencave kundër FC Ararat të Armenisë zhvillohet më 7 korrik, ndërsa ajo kthyese më 14 korrik. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share