close
Vendi

ShKKK: U miratuan propozimet për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në hapësirë të mbyllur

shkoll-maska

Në mbledhjen e pestë të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave u miratuan më tepër konkluzione nga vendimet edhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Konkluzionet do t’i dërgohen Qeverisë, e cila për to do të vendosë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Ndër konkluzionet e miratuara që Komisioni i dorëzoi në ShKKK janë heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave gjatë mbajtjes së mësimit me prezencë fizike në shkollat e mesme, si dhe heqja e ndalimit të ekskursioneve dhe mësimit në natyrë.

Është miratuar edhe konkluzioni për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, barnatoret dhe shtëpitë e pleqve.

Për konkluzionet e miratuara, Qeveria do të diskutojë dhe vendos në mbledhjen e ardhshme të saj. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia