close
Rajoni

SHKODËR: VRITEN KATËR PERSONA DHE PLAGOSEN DY TË TJERË

F5499AD2-DCCD-44FD-AB53-36DD561A5FB7

Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sherri që ka ndodhur gjatë natës në Shkodër. Policia e këtij qyteti sqaron se gjithçka ka nisur rreth orës 00:30 në Velipojë në zonën e njohur si Pulaj.

Një konflikt i çastit ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat e këtij sherri janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Në vend ngjarje kanë shkuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, por dhe një grup special i RENEA. Po ashtu bëhet me dije se dhe drejtuesit më të lartë të policisë kanë shkuar në vendin ku ndodhur ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani mësohet se gjithçka ka ndodhur pas sherrit për shezlongët, pasi personat e përfshirë kanë hotelet shumë pranë njëri-tjetrin në zonën e plazhit në Velipojë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia