close
Vendi

SHKOLLA NË NJEGOSH, A MUND TË NDËRTOHET OBJEKTI PËR 3 MUAJ?

Screenshot_1

 

Deputeti i pushteti siguron se për tre muaj, mund të ndërtohet objekti shkollor për nxënësit e Njegoshit.
E ministri i garniturës së njëjtë qeverisëse nuk beson se kjo mund të ndodhë.
Por edhe Ademi edhe Zekiri do të duhet të presin vendimin përfundimtar të prindërve, të cilëve nesër do tu prezantohet ideja për ndërtimin e objektit të ri shkollor.
Kjo ide doli dje nga takimi i deputeti të zonës, Muhamed Zekirit me kryetarin e komunës, Borçe Georgievsk. Kryetar i Gazi Babës tha se tokën e posedon komuna, e nëse prindërit japin dritë jeshile, ata do të kërkojnë lejen nga Ministria e Arsimit.
Por deri më sot, asnjë informacion zyrtar nuk ka ardhur deri tek ministri.
Të shtunën pasdite në Njegosh do të shkojnë deputeti dhe kryetari i komunës, por nuk dihet se a do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia