close
Top LajmeVendi

SHKOLLA “NJEGOSH”: A MUND TË NDËRTOHET OBJEKTI PËR 3 MUAJ?

Screenshot_6

Deputeti i pushteti siguron se për tre muaj, mund të ndërtohet objekti shkollor për nxënësit e Njegoshit. Ministri i garniturës së njëjtë qeverisëse nuk beson se kjo mund të ndodhë.

“Jo, për tre muaj nuk mund të kryhet ndërtimi i shkollës.” –deklaron Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Por edhe Ademi edhe Zekiri do të duhet të presin vendimin përfundimtar të prindërve, të cilëve nesër do t’u prezantohet ideja për ndërtimin e objektit të ri shkollor.

Kjo ide doli dje nga takimi i deputeti të zonës, Muhamed Zekirit me kryetarin e komunës, Borçe Georgievsk. Kryetar i Gazi Babës tha se tokën e posedon komuna, e nëse prindërit japin dritë jeshile, ata do të kërkojnë lejen nga Ministria e Arsimit.

Por deri më sot, asnjë informacion zyrtar nuk ka ardhur deri tek ministri.

“Për ndërtimin e shkollës, ka qenë kërkesë e kahmoshme, detajet nga takimi presim që të njoftohemi edhe zyrtarisht.” –tha ministri i Arsimit Arbër Ademi.

Të shtunën pasdite në Njegosh do të shkojnë deputeti dhe kryetari i komunës, por nuk dihet se a do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia