close
Top LajmeVendi

SHKUP: 11.4 MILIONË DENARË PËR RINOVIM TË 97 VITRINAVE NË ÇARSHINË E VJETËR

71967499_10156239336627407_7032313428786020352_n

Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë fillojnë realizimin e fazës së tretë të projektit për sanimin dhe adaptimin e vitrinave të 97 dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e Esnafit të Çarshisë Bejtulla Morina shënuan fillimin e fazës së tretë të projektit të përbashkët për konzervimin, sanimin dhe adaptimin e vitrinave të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kjo fazë përfshin sanimin e vitrinave të gjithsej 97 dyqaneve në vlerë të përgjithshme prej 11 400 000 denarëve dhe realizimin e të njejtit e fillojmë sot me nënshkrimin e kontratës mes Komunës së Çairit dhe operatorit ekonomik KONSTRUKTOR SHPK, i cili u përzgjodh pas përfundimit të procedurës ligjore për furnizim publik.

Me këtë u dëshmua përkushtimi i qartë i të dy institucioneve për gjallërimin e jetës kulturore e turistike në Çarshinë e Vjetër përmes ruajtjes së autenticitetit të saj infrastrukturor. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia