close
Top LajmeVendi

SHKUP: AMBASADA E KOSOVËS ZGJERON KAPACITETET

Screenshot_6

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka zgjeruar kapacitetet e zyrës për shërbim konsulor. Ky shërbim do të punojë më kapacitet të plotë duke ofruar shërbim efikas për gjithë shtetasit e Kosovës ne RMV, duke ju referuar dokumenteve zyrtare.

Ambasadori I Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, me këtë rast, njoftoi edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e një zyre të përgjithshmë të konsulatës në njërin nga qytetet  në veri-perëndim të vendit.

Gjithashtu ambasadori Dedaj përshendeti dhe progresin e Maqedonisë së Veriut për integrimin e saj në BE dhe NATO duke e cilësuar si të  rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor.

Zyra për konsulence pranë Ambasadës së Kosovës në RMV do të punojë më kapacitet të plotë nga ora 9.00 deri ora 17.00 për të ofruar shërbime efikase për gjithë shtetasit e Kosovës ne RMV. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia