close
Vendi

SHKUP: BASHKËRENDOHEN NDIHMAT

tvart

Vërshimet e 6 gushtit kanë mbledhur në një takim bashkërendues për çështje të donacioneve ekspertët e BE-së dhe përfaqësuesit e UNDP-së, nën asistencën e Sekretariatit për Çështje Evropiane

Në këtë takim, të dytin me radhë, morën pjesë edhe Piter Hlieram, udhëheqës i ekipit të ekspertëve që arritën në Republikën e Maqedonisë përmes Mekanizmi të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, si dhe Louisa Vinton, koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

Zv. kryeministri Ademi theksoi se qëllimi i takimit është të fitohet një pasqyrë më e qartë për mbështetjen e përgjithshme të donatorëve, për të cilën nga ky moment u sigurua nga ana partnerëve bilateral, për të cilën fillimisht u diskutua edhe në mbledhjen paraprake.

Hlieram informoi për rolin dhe mbështetjen të cilën e siguron Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, koordinimi i ndihmës tashmë të pranuar si dhe ndihma e cila në mënyrë plotësuese do të arrijë. Ai prezantoi edhe këshillat që kanë të bëjnë me listën e nevojave, problemet gjeohidrologjike dhe problemet me kanalizim, si edhe mënyrat që të njëjtat të zgjidhen dhe të sanohen. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia