close
Vendi

SHKUP: BEJLI E ORAV OFROJNË ZGJIDHJEN KOMPROMISE

133007298

Grupet e punës të katër partive politike vazhdojnë bisedimet për afrimin e qëndrimeve lidhur me spastrimin e Listës Zgjedhore dhe reformën në media. Burime të afërta me to, thonë se palët janë në prag të marrëveshjes.

Kështu, mësohet se palët, me ndërmjetësim të ambasadorit të BE-së,Aivo Orav, dhe atij amerikan, Xhes Bejli, janë afër formulës së tejkalimit të dallimeve rreth afro 40 mijë votuesve të debatueshëm, harmonizimit të qëndrimeve për raportim të mediave njëqind ditë para zgjedhjeve, dhe konform kësaj edhe për riformatimin e qeverisë, sipas rregullave të përcaktuara me Marrëveshjen e Përzhinës. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia