close
Vendi

SHKUP: BISEDIMET DREJT FINALES

=kriza

Në Klubin e Deputetëve kanë filluar bisedimet ndërpartiake, me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së, për të siguruar dakordësinë për zgjedhjet e parakohshme.

Burime të afërta me negociatorët thonë se nëse palët ia dalin të merren vesh për kompetencat e Ministrit të Brendshëm, atëherë pritet caktimi i datës së zgjedhjeve. Sipas kësaj, ato do të mbaheshin ose më 11 dhjetor, ose në në pranverë. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në dimer, njëmbëdhjetë dhjetori rezulton të jetë data e vetme, për shkak se fundjavët e tjera lidhen me festa fetare dhe janë ditë pushimi.

Mbrëmë, ambasadori amerikan Xhes Bejli paralajmëroi se marrëveshja do të arrihet deri në fund të javës, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që në moment të fundit të dalë në sipërfaqe edhe ndonjë problem shtesë, si ai i riformatimit dhe mandatit të qeverisë. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia