close
Vendi

SHKUP: BISEDIMET E PËRZHINËS VAZHDOJNË JAVËN E ARDHSHME

1256076

Bisedimet ndërpartiake në Përzhinë vazhdojnë  javën e ardhshme, pas mungesës së kompromisit që sot të merren vesh rreth kompetencave të ministrit të Brendshëm në qeverinë kalimtare.

Pas përfundimit të bisedimeve të sotme, që zgjatën më shumë se pesë orë,  ndërmjet përfaqësuesve të katër partive poltike, ambasadori amerikan Xhejs Beli ka deklaruar se është shënuar një përparim i caktuar dhe se do t’iu lihet hapësirë partive poltike që gjatë fundjavës të mendojnë rreth çështjeve të hapura, në mënyrë që javën e ardhshme sërish të vazhdojnë bisedimet.

Edhe sot nuk pati një përgjigje nga ambasadori amerikan se cilat janë problemet kryesore që po e frenojnë realizimin e Marrëveshjen e Përzhinës, ndërkohë që përfaqësuesit e partive politike në bisedime kanë refuzuar të komentojnë çfarëdo lloj detaji për mospajtimet e tyre.

Bisedimet e sotme erdhën pas nismës së ambasadorit amerikan Xhejs Beli dhe atij të BE-si Aivo Orav, për të tejkaluar dallimet ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së rreth kompetencae të ministrit të Brendshëm.

Jozyrtarisht merret vesh se bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar nga liderët politikë t’i tejkalojnë çështjet kontestuese më së voni deri sot. /TvArt/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia