close
Ekonomi

SHKUP: BIZNESI- PENG I KONFUZITETIT POLITIK

2016-08-03_171927

Paqartësia e ambientit politik dhe ekonomik shkakton pesimizëm tek biznesi. Të shtyrë nga treguesit në rënie të suksesit të biznesit, afaristët  kanë hequr dorë edhe nga ky vit dhe nuk janë optimist se periudha e mbetur e vitit kalendarik do t’u sjellë më shumë porosi për prodhim dhe rritje të shitjes. Kjo duke pasur parasysh se bëhet e qartë se deri në fund të vitit nuk do të vijë deri te fundi i krizës politike që  zgjatë veç më dy vite.

Menaxherët e disa kompanive më të mëdha në Maqedoni vlerësojnë se paqartësia e ambientit politik dhe ekonomik i mban të gjitha planet e biznesit në pritje, andaj askush nuk mendon për investime të reja, por shqyrton se si të mbijetojë edhe këtë vit.

Sipas revistës ekonomike “Kapital”, afaristët  shprehen se rezultatet e punës së gjashtë muajve të parë të vitit nuk u japin shpresë se në muajt në vijim që kanë mbetur deri në fund të vitit, do ketë lëvizje pozitive në punën e biznesit. Ata shtojnë se në tregun vendor mungojnë projekte të reja, aktiviteti investues  është ngadalësuar, ndërsa ballafaqohen edhe me pagesën e vështirësuar ndërmjet bizneseve.

Gjithashtu, ndër efektet negative të krizës politike  numërohen edhe  anulimi i porosive nga tregjet e jashtme , ngrirja e planeve të reja investuese nga kompanitë e huaja etj. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia