close
Vendi

SHKUP-BLLACË: BANORËT TË PAKËNAQUR NGA ÇMIMI, RUSTEMI PRET VENDIMIN E GJYKATËS

sk bl

PA PËRFUNDUAR SHPRONËSIMI I TOKAVE, ESKAVATORËT PO GËRRYEJNË

 Xhaxhai Izaim Shkreta sëbashku me shokun e tij po vinë nga Hani i Elezit për të parë pronën e tyre në Bllacë. Shteti veçmë ka filluar punimet për ndërtimin e autostradës në tokën e tyre edhe pse ende nuk ka vendim nga gjykata për shpronësimin e tokave. Ai nuk është i kënaqur nga çmimi të cilin ja ka ofruar shteti që tokën ta shes për 400 denarë.

IZAIM SHKRETA – BANOR

“Për 400 denarë a do ta japish tokën tënë pasi është e rrafshtë? 5 mijë kg grurë kam pas në një hektar. E tash askush nuk na merr në pyetje. Gjyqi nuk na thirr”

Banorët thonë se nuk janë kundër ndërtimit të kësaj autostrade por se kërkojnë nga shteti që në mënyrë të drejtë tua blej tokën.

DAUT BARDHI – BANOR

“Ne nuk i kemi kërkuar 100 euro. Por ta gjejmë një mesatare. Edhe shteti të jetë i kënaqur edhe ne. Por as 0 nga mesatarja nuk është. Unë i kam 4 mijë e 300 metra. E gjithë kjo është e imja. Në gjyq kemi qenë disa vjet por nuk kemi mundur ta marrim vendimin”.

Ndërsa drejtori i Ndërrmarjes Publike Rrugët Shtetërore pret që gjykata të vendos për çmimin e tokave.

EJUP RUSTEMI DREJTORI I NP “RRUGËT SHTETËRORE”

“Të gjitha ata që nuk janë pajtuar me çmimin e shpronësimit të parcelave vazhdojnë proceset gjyqësore. Në momentin që procesi gjyqësor mbaron dhe gjyqi vlerëson për çmimin e asaj toke, kur do të vjen vendimi i gjygjit ne do ta bëjmë pagesën, në bazë të vendimit gjyqësor”. 

Ndryshe dy kilometërshi i autostradës Shkup-Bllacë ende nuk ka përfunduar edhe pse fillimisht afati për asfaltimin ishte deri në dhjetor të këtij viti. Tani afati është shtyrë deri në prill të vitit të ardhëshëm. Deri më tani janë asfaltuar vetëm 450 metra të kësaj pjese të autostradës./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia