close
Top LajmeVendi

SHKUP-BLLACË: SIVJET FILLON NDËRTIMI I AUTOSTRADËS

osmani-press-autostrada_1547208201-315905

Deri në Prishtinë për 45 minuta 


Fillimin formal të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, sot e shpalli zv/kryeministri Bujar Osmani. Projekti do të kushtojë 110 mln për 13 km rrugë me ndihmën financiare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga Shkupi deri në Prishtinë, vetëm 45 minuta pritet të zgjasë një vozitje nëpër autostradën e re Shkup – Bllacë. Fillimin formal e shpalli zv/kryeministri Bujar Osmani i cili tha se bëhet fjalë për një projekt strategjik që lidh rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është një shtysë ekonomike.

Kjo rrugë që pritet tanimë vite me radhë dhe që duhet të lidhet me autostradën nga ana kosovare do të ndërtohet në etapa, sqaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski.

“Diku në tre mujorin e dytë të këtij viti, përfundimisht do të fillojë më ndërtimin e kësaj autostrade në mënyrë strategjike. Kjo autostradë do të ndërtohet në dy faza – faza e parë vendkalimi kufitar Bllacë deri në hyrje të Bllacës me gjatësi prej 2 km, dhe faza e dytë nga hyrja në Bllacë deri në Shkup me gjatësi prej 10.5 km.” deklaroiGoran Sugarevski

Sipas dinamikës së shpalljes së tenderave rruga në vendkalimin kufitar me Kosovën, për vënien në përdorim të saj do të kalojnë disa vite.

“Presim që tenderin për ndërtimin e 2 km të kësaj rruge ta shpallim gjatë muajit shkurt dhe pastaj do të caktohet kryerësi i punimeve ndërtimore që duhet të përfundojë në një afat prej 18 muajsh dhe mjetet janë siguruar. Ndërkaq për fazën e dytë tenderi do të shpallet në fillim të vitit 2020.” –shprehet Zoran Kitanov.

Sipas hollësive të shpallura sot në konferencën e shtypit të dyja kahjet e autostradës sipas dokumenteve teknike do të jenë të gjera 27.5 metra, meqenëse është terren i vështirë imponohet nevoja e ndërtimit të disa tuneleve dhe urave dhe për këtë shkak realizimi i tërësishëm i projektit pritet të kryhet në vitin 2023.  Krahas këtij projketi ministria e Transportit dhe Lidhjeve njofton edhe për investime të tjera për infrastrukturën rrugore për çka presim që të ndajnë mjete në shumë prej 1 miliardë eurosh. /Verica Georgijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia