close
Ekonomi

SHKUP: BORXHET E MAQEDONISË – PAPAJTUESHMËRI MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS

untitled

Pas huamarrjes së djeshme në vlerë prej 450 milionë euro si dhe 177 milionë euro për norma interesi, nga LSDM-ja thonë se Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij në mënyrë kundërligjore realizuan euro bondin dhe për këtë do të ketë përgjegjësi.

Kundër kësaj reaguan nga Ministria e Financave në kumtesën e sotme lidhur me konferencën për shtyp të Kire Naumov të LSDM-së thekson se Maqedonia mbetet në mesin e dhjetë vendeve me më pak borxh në Evropë.

“Maqedonia është vend i detyruar mesatarisht dhe nëse kalkulohen mjetet e eurobondit, në pajtim me të dhënat e EUROSTAT Maqedoni është në mesin e dhjetë vendeve me borxh më të vogël në Evropë me borxh publik prej nën 50 për qind të bruto prodhimit vendor”, theksohet në kumtesë.

Procedura për dhënien e eurobondit, siç theksojnë nga Ministria e Financave, është në pajtim me rregullat ligjore dhe është harmonizuar me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit juridik në Qeverinë e RM-së dhe përfaqësuesit juridik të konzorciumit të bankave përmes së cilave u lëshua eurobondi.

“Në prospektin për lëshimin e eurobondit dhe në vendimin e Qeverisë, të cilat janë dokumente zyrtare, qëndron se mjetet e eurobondit do të shfrytëzohen për nevojat e buxhetit në vitin 2016 dhe 2017 dhe pagesën e borxhit”, theksohet në kumtesë.

Edhe krahas të gjitha ostruksioneve nga opozita, siç shtohet në kumtesë, investituesit kanë shfaqur besim në politikat ekonomike të Qeverisë. Nga Ministria e Financave theksojnë se eurobondi do të sigurojë stabilitet makroekonomik në kushte politike turbulente.

Borxhi i ri është realizuar përmes bonove të thesarit dhe duhet të kthehet brenda 7 viteve me një kamatë vjetore prej 5.6 për qind, apo pas kësaj periudhe Maqedonia duhet të kthej gjithsej 770 milionë euro. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia