close
Vendi

SHKUP: DEPUTETËT VOTUAN REBALANCIN E BUXHETIT PËR  VITIN 2016

Kuvendi-i-Maqedonise-1-780×439

Në suaza të seancës së 111-të seancë kjo e cila ishte edhe e fundit përpara pushimeve  deputetët e Kuvendit të RM me 55 vota për dhe 23 kundër kanë votuar propozim – plotësimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Deputetët opozitar nuk votuan për rebalancin e buxhetit ,por paraprakisht gjatë debatit për ribalancin e buxhetit të vitit 2016 gjatë tërë kohës deputetët e LSDM-së por edhe deputetët tjerë opozitar ishin kundër, ata gjatë tërë debatit kanë propozuar tërheqjen nga rendi I ditës ribalancin e buxhetit pasi që sipas tyre në të është përmbajtur edhe euro-obligacioni e cila sipas deputetëve opozitar është dhënë në mënyrë joligjore.

Me ribalancin e buxhetit parashikohen zvoglime të të ardhurave të tërësishme prej 177.292 milionë denarë, në 174.291 milionë dhe në të ardhurat e tërësishme prej 196.276 në 195.472 milion.

Deficiti është revidentuar prej 18,984 në 21,181 milion denarë. /TvArt/

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia