close
Vendi

SHKUP: DERI MË 19 GUSHT DUHET TË PARAQITEN VOTUESIT E KONTESTUESHËM

8-619-

KSHZ sot publikoi listën me 40 mijë votues të kontestueshëm të cilët kanë të drejtën e paraqitjes deri 19 gusht. Një pjesë e madhe e këtyre votuesve nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre gjatë verifikimit në terren të cilët janë kryer për zgjedhjet që duhej të mbaheshin më 5 qershor.

Përveç internetit, lista me 40 mijë votues të kontestueshëm do të jetë edhe në Zyrat e rajonit të KSHZ-së në pothuajse të gjitha qytetet, Zyrat plotësuese të KSHZ-së në 18 komuna,  poashtu edhe në Zyrat vendore të Ministrisë së Drejtësisë-Zyra për regjistrimin civil. Votuesve të kontestueshëm gjithashtu u është dërguar një letër në adresat e gjetur në listën zgjedhore me të cilën thirren që të paraqiten. Paraqitja do të kryhet nga 19 gusht, çdo ditë nga ora 8:30 deri ora 19. Gjatë paraqitjes qytetarët duhet të kenë letrën e njoftimit dhe pasaportën valide. /TvArt/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia