close
Vendi

SHKUP: DY TË VRARË NË LAGJEN FUSHË TOPANË

4760845F-1997-48BD-B6BF-71B4771B91BF

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë  zjarri në lagjen Fushë Topanë në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Është prononcuar edhe MPB-ja.

“Më 05.03.2021 në orën 02.35 në SPB-Shkup është denoncuar se në Bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” janë dërgjuar të shtëna. Pas daljes në vendngjarje të zyrtarëve policor, është gjetur automjeti “Citroen” me tabela të regjistrimit të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës Urgjente Mjekësore është kontatuar vdekja e dy personave. Janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri (pistoletë dhe armë automatike).

Është vërtetuar identiteti I personave A.B (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit – thuhet në komunikatën e MPB-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia