close
Screenshot_1

EDICIONIT I 10-TË I FESTIVALIT “SKENA E MUZIKËS SERIOZE SHQIPTARE”

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ngjalli emocione tek publiku shqiptar në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Në edicionin e 10-të të festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, Jaho shoqërohej në piano nga Pantisilena Jaho, ndërsa e ftuar ishte edhe sopranoja nga Maqedonia e Veriut, Besarta Murtezani.

Edhe pse shumë e angazhuar si soprano në aktivitetet më prestigjioze operistike botërore, Ermonela Jaho beri hapjen e Edicionit të 10-të të festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, të organizuar nga Shoqata “Allegretto”.

Fituese e çmimit ndërkombëtar të Muzikës Vokale 2021 për albumin e saj solo “Anima Rara”, Jaho njihet edhe për rolet e saj si Madama Butterfly, Violeta, Liu e shumë role të tjera në të cilat lë gjurmë origjinale sa herë që interpreton.

Ky festival, ashtu si në të kaluarën, vazhdon të krijon një traditë të promovimit të vlerave të mirëfillta të muzikës shqiptare./KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia