close
Vendi

SHKUP: FORMIMI I QEVERISË KALIMTARE, TEMË KRYESORE NË PËRZHINË

shkup-c1200x600

Formimi i qeverisë kalimtare deri në zgjedhje është tema kryesore në bisedimet  e sotme të grupeve të punës në Përzhinë.

Nikolla Todorv i VMRO-DPMNE-së, Radmila Sheqerinska e LSDM-së , Artan Grub i BDI-së dhe Imer Aliu i PDSH-së do të bisedojnë edhe për Regjistrin zgjedhor si dhe për reformën në media.

Siç merr vesh TV ART, katër partitë janë marrë vesh në parim që të mos ketë Regjistër të tretë zgjedhor për 40 mijë votuesit kontestues, por ata të verifikohen fillimisht në terren e pastaj të ketë edhe vetë paraqitje në Komisonin Shtetëror të Zgjedhjeve. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia