close
Vendi

SHKUP: FOTOGRAFITË E VOTUESVE DO TË PARANDALOJNË MANIPULIMET

zgjedhjet-n-euml-maqedoni-mbahen-m-euml-24-prill_hd-1200×630

Merret vesh jozyrtarisht se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar bazën e fotografive të letërnjoftimeve të qytetarëve, kurse planifikohet që aplikacionet me fotografitë të kenë qasje në ditën e votimit.

NË KQZ thonë se kjo nuk është risi, pasi që këtë e parasheh edhe Kodi Zgjedhor, sipas të cilit përpos emrit të votuesit duhet të vendoset edhe fotografia e tij.

Ajo do të përfshihet edhe në Regjistrin kryesor zgjedhor, por edhe në atë ku figurojnë 176 mijë votues që kanë të drejtë vote por që ndodhen jashtë vendit.

Kjo risi është nxitur nga nevoja që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe të ndërpriten mundësitë e votimit me letërnjoftim të huaj. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia