close
Vendi

SHKUP: FUSHATË PUBLIKE E KSHZ­-së PËR RREGULLIMIN E LISTËS ZGJEDHORE

2016-08-04_132143

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i intensifikon aktivitetet me të cilat u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në zyrat ose  në ueb faqen e saj, atyre që nuk u përputhen të dhënat gjatë kontrollit për pastrimin e Listës Zgjedhore. Deri më 19 gusht qytetarët mund të paraqiten në KSHZ. Komisioni dje e publikoi fushatën publike me të cilën u bën thirrje qytetarëve të paraqiten për ta rregulluar të drejtën e tyre të votës.

Deri dje në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve prej 39.502 rasteve kontestuese janë paraqitur vetëm 1.224 qytetarë. Prej tyre 387 janë paraqitur në repartet dhe zyrat rajonale si dhe në zyrat shtesë të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa 837 për paraqitje kanë përdorur ueb aplikimin e faqes së internetit të Komisionit.

Sipas tabelës së publikuar, pjesa më e madhe e të paraqiturve janë banorë të komunës Çair ­255, pastaj të komunës Aerodrom ­ 90, komunës Qendër ­83, komuna e Tetovës ­ 78 dhe 64 paraqitje nga qytetarët nga komuna e Gostivarit. Pritet që KSHZ-­ja sot të njoftojë nëse krahas emrave të personave do të theksohet edhe shkaku se pse ato janë raste kontestuese.

Përfaqësuesit e katër partive politike në bisedime për pastrimin e Listës Zgjedhore, si një nga zgjidhjet për dalje nga kriza politike, e konkluduan publikimin e numrit të rasteve kontestuese. Për gjithsej 39.502 persona u paraqitën mospërputhje të të dhënave gjatë kontrolleve të kryqëzuara për pastrimin e Listës Zgjedhore. Përderisa në afatin e paraparë ata paraqiten në KSHZ dhe tregojnë dokumente valide do të vendosen në Listën zgjedhore, në të kundërtën nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia