close
Vendi

SHKUP: GRUEVSKI KUNDËR DEPARTAMENTEVE TË POSAÇME

Nikola-Gruevski-780×439

 

Formimi i Departamentit të posaçëm gjyqësor dhe të policisë janë cështje që tashmë një kohë të gjatë po propozohen nga ekspertë të ndryshëm, kurse jozyrtarisht janë edhe pjesë të bisedimeve mes katër partive politike.Sot edhe lideri i VMRO-DPMNE-së është shprehur kundër këtij departamenti.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski pas kërkesës së gazetarëve që ti komentojë propozimet e Prokurores së Posacme Katica Janeva për ndryshime ligjore mes të cilave edhe për formimin e njësisë së posaçme në MPB dhe në Gjyqësi, si dhe vazhdimin e afatit të PSP-së, ka potencuar se kjo është jashtë Marrëveshjes së Përzhinës dhe se është e papranueshme.

Siç kanë njoftuar disa media, nga burime të afërta të bisedimeve, diplomatja amerikane Viktorija Nuland dhe partitë kanë shqyrtuar opsione të ndrsyhme për funksionimin e PSP-së, grupin e gjykatësve që do të ishin kyçur në një lloj të njësisë së posaçme në MPB-në, për hetime të rasteve.

Këto do të ishin njësi të posaçme që do të funksionin si plotësuese, respektivisht si përkrahje kyçe për procesuimin e rasteve të PSP-së. Është biseduar edhe për vazhdimin e mandatit të PSP-së, për të cilën opozita nuk ka kundërshtuar. Dje edhe ministri i Brendshëm Çavkov deklaroi se vlerëson se nuk ka nevojë për formimin e kësaj njësie që do të punonte për PSP-në. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia