close
VendiVideo

SHKUP: ‘’GRUPI I KUMANOVËS’’ – CAK I NJËSITIT SPECIAL ‘’TIGRAT’’

kumanova

Nën masa të rrepta sigurie ka vazhduar seanca  gjyqësore për ”Grupin e Kumanovës”, të cilët ngarkohen me akuzën për terrorizëm, lidhur me përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë. Si edhe herave tjera, edhe kësaj radhe të akuzuarit e këtij grupi iu kanë nënshtruar maltretimeve nga ana e njësisit special ‘’Tigrat’’ gjatë transportimit nga burgu në gjykatë.

Avokatët ka kohë që kanë alarmuar dhe kanë kërkuar zbardhjen e menjëhershme të këtyre skandaleve të ushtrimit të dhunës.Por, përkundër këtyre anomalive dhe ankesave, procesi gjyqësor ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur

Avokatët e grupit të Kumanovës kanë bërë të ditur që gjatë seancës së sotme gjashtë nga të arrestuarit janë ankuar se kanë qenë të malltretuar.

Avokatët kanë thënë se nga ana e Trupit gjykues janë vërtëtuar malltrime fizike ndaj dy të burgosurve,  me çka janë konstatuar edhe lëndime trupore dhe kanë kërkuar nga institucionet kompetente që të ndalojnë dhunën ndaj klientëve të tyre.

Pas marrjes së raportit mjekësor në të cilën mjekët kishin konstatuar se tre nga të arrestuarit kishin dhimbje në shpindë, me cka iu është dhënë ndhihmë mjekësore, Trupi gjykues konstatoi se nuk ka arsye që seanca të anulohet, kështu që procesi gjyqësor, në seancë të mbyllur, ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia