close
Vendi

SHKUP: ‘’GRUPI I KUMANOVËS’’ DEL NË GJYQ, ‘’SOKOLI’’ ANKOHET PËR DHUNË

kumanova_1449499522-9999687-633×340

Nën masa të rrepta sigurie, sidomos me prani të shtuar të forcave special në akset rrugore në drejtim të Kosovës, sot ka vazhduar seanca  gjyqësore për ”Grupin e Kumanovës”, të cilët ngarkohen me akuzën për terrorizëm, lidhur me përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.

Sikundër dihet, gjykimit prej 29 të akuzuarve, iu bashkua edhe grupi tjetër prej 8 persoanve, të cilët akuzohen për logjistikë ndaj grupit të pare.

Si edhe herave tjera, edhe kësaj radhe të akuzuarit e këtij grupi iu kanë nënshtruar maltretimeve nga ana e njësisit special ‘’Tigrat’’ gjatë transportimit nga burgu në gjykatë. Sot ndihmë urgjente mjekësore ka kërkuar edhe Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, për shkak të ushtrimit të dhunës mbi të gjatë transportimit nga burgu në gjykatë.

Për këto shkelje të rënda, avokatët ka kohë që kanë alarmuar dhe kanë kërkuar zbardhjen e menjëhershme të këtyre skandaleve të ushtrimit të dhunës.Por, përkundër këtyre anomalive dhe ankesave, procesi gjyqësor ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia