close
VendiVideo

SHKUP: ‘’GRUPI I KUMANOVËS’’ MALTRETOHET JASHTË KAMERAVE  

kumanova

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur, ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për ‘’grupin e Kumanovës’’, të cilët janë sjellë në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, avokatët e këtij grupi kanë ripërsëritur shqetësimin e tyre se dhuna ndaj të akuzuarve po vazhdon, sidomos gjatë transportimit nga burgu në gjyktë.

 Njëri nga avokatët e grupit të Kumanovës Naser Raufi ka alarmuar  se edhe gjatë kësaj seance ka pasur ankesa nga të arrestuarit për ushtrim dhune ndaj tyre.

Ditë më pare, ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, por edhe zëvendësi i tij, Agim Nuhiu, në një konferenc me gazetarë thanë se i tërë transporti nga burgjet deri në gjykatë është filmuar  dhe në ato filmime nuk vërehet se ushtrohet dhunë,por avokati Raufi hodhi poshtë këto pretendime, duke saktësuar se  të akuzuarit po malltretohen, por jo në hapësirat ku ka kamera.

Ndërkohë, familjarët e të akuzuarve sot kanë zhvilluar takim me ministrin e drejtësisë, Valdet Xhaferi, dhe nga ai  kanë marrë garanca se do të angazhohet që të zbardhet tërësisht rasti. Familjarët e të akuzuarve kanë kërkuar nga ministri që të zbatohen ligjet rreth trajtimit të të arrestuarve.

Familjarët e të akuzuarve gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë një takim të ngjajshëm edhe me Zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia