close
Vendi

SHKUP: IDENTIFIKOHET EDHE VIKTIMA E 21-të

2016-08-08_173551

 

Pas publikimit të emrave të viktimave, sot u identifikua edhe viktima e fundit. Bëhet fjalë për fëmijën 8 vjeçar Endrit Sinanin. Viktima më e re ishte vetëm 2 vjeç, kurse më e moshuara 83.

Pas tërheqjes së ujit, ekipet e MPB-së janë duke I kontrolluar vendbanimet dhe kërkimet janë përqëndruar në bodrumet e shtëpive të përmbytura.  Por nuk  përjashtohet mundësia e rritjes së numrit të të vdekurve, pas përfundimit të kontrollit të detajuar të terrenit.

Në Hasanbeg ende po kërkohet për një foshnjë 15 muajshe të zhdukur natën mes të shtunës dhe të dielës. Është vajza e Furkan Fejzullahut, një prej viktimave tashmë të identifikuara.

Stuhia e ujit solli vdekjen e shumë njerëzve, por më shumë viktima kishte nga Hasanbegu e Smillkovci. Mes viktimave ka edhe nga Tetova, Kumanova dhe Kriva Pallanka, të cilët moti i keq e zuri në qarkoren e Shkupit, të cilët mbetën të ngujuar në mesin të ujit ku edhe humbën jetën. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia