close
Top LajmeVendi

SHKUP: INCIDENTI I ARMATOSUR – DY TË PLAGOSUR

D4DE21AA-3F91-47CC-BB91-F8D5A73FC86D

POLICIA PO MERRET ME ZBARDHJEN E RASTIT


Gjuajtje me armë zjarri, 4 persona të përfshirë dhe dy persona të plagosur. Ky është bilanci i përleshjes mes dy grupeve që ka ndodhur në fshatin Ljubosh. Informacionet e para të policisë nuk japin shumë detaje, por vetëm konfirmojnë rastin.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sot në orën 13:04 në SPB Shkup është raportuar se para një objekti afarist në f. Ljubosh është shkelur rendi dhe qetësia publike ku personat K.N dhe K.H nga njëra anë dhe N.R dhe M.R nga ana tjetër, ku është përdorur edhe armë zjarri. “

Nga Ministria informojnë se personat e lënduar janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit, janë siguruar që të gjithë pjesmarrësit dhe bashkë me to edhe makinat dhe armët.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“K.N dhe M.R janë lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Të katër personat janë siguruar njësoj sikurse edhe makinat dhe armët e tyre”

Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit të tërësishëm do të merren të gjitha masat e nevojshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia