close
Besa-logo-1200×630

Vendimi i KE-së të shkurtojë 96.1 milionë euro para nga fondet IPA, është sinjal i qartë se pushteti nuk ka vullnet politik por edhe kapacitet për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme. Lidhur me bllokimin e fondeve IPA,nga  LR-PDSH thonë se kjo është pasojë e korrupsionit të lartë të qeverisë partia e Selës konstaton së qeveria VMRO-BDI e ka humbur përfundimisht besueshmërinë nga BE-ja dhe faktori ndërkombëtar.

Reagime ka pasur edhe nga Lëvizja Besa ku mes të tjerash thuhet: ‘Përgatitja joprofesionale, përfitimet personale të qeveritarëve, mungesa e cilësisë së realizmit të punimeve që duhet t’u përmbahen standardeve te Brukselit, si dhe menaxhimi financiar jopërkatës dhe llogaridhënia të dobët, e ka detyruar Bashkimin Evropian t’i shkurtojë këto fonde për vitin 2016 dhe, madje, të vihet në pikëpyetje edhe vazhdimi dhe realizimi i këtyre fondeve – thuhet në mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.

Nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit të Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Arbër Ademi njoftojnë se . Sipas Dokumentit Nacional Strategjik për Republikën e Maqedonisë, mjetet financiare për vitin programues 2016 janë 91,6 milionë euro.

Në programimin e vitit 2016, janë programuar gjithsej 64,5 milionë euro. Një pjesë e mjeteve shkojnë në kuadër të programimit vjetor në 3 aksione: Pjesëmarrje në Programet e Unionit, Programi Akcional për migracion dhe azil, menaxhim kufitar dhe luftë kundër krimit të organizuar, dhe Programi Akcional për mbështetje të sektorit privat dhe mjedisit afarist (27,67 milionë euro). Më pas mjete do të ketë për Programet shumëvjeçare për transport, mjedis jetësor dhe bujqësi (34,22 milionë euro janë të alokuara vetëm për vitin 2016) dhe Mjete për mbështetje të sektorit civil (2,65 milionë euro). /Xh. I. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia