close
Vendi

SHKUP: JOHANES HAINDËLL NË PËRPJEKJE PËR RRUGËZGJIDHJE TË KRIZËS POLITIKE

thumbs_b_c_10f1c0fed784d2b08166ef7a599b20fa
I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, për herë të katërt po qëndron në Shkup. Ardhja e sërishme e tij po shikohet si një përpjekje e re e bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e daljes nga kriza aktuale politike
Diplomati gjerman Johanes Hajndëll axhendën e tij e  filloi në zyrat e Bashkimit Europian në Shkup, ku u takua me ambasadorin Aivo Orav. Ky i fundit pas takimit me Hajndëll ka deklaruar se nesër pritet një takim i radhës i përfaqësuesve  të partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Ai shprehu bindjen se kjo vizitë e  sotme do të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve politike.
“Javën e kaluar unë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhamë një deklarat përmes së cilës ftuam të gjitha palët që të bien dakord sa më shpejt të jetë e mundur, për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës. Për fat të keq, sot nuk ka asgjë pozitive për të thënë dhe shpresoj se nesër do të ketë një takim ku do të marrin pjesë të 4 partitë, presim të shohim përparim”, deklaroi Aivo Orav.
Ndalesa e dytë e përfaqësuesit të lartë gjerman Johanes Hajndëll, ishte partia opozitare maqedonase – LSDM, përfaqësuar nga lideri i saj, Zoran Zaev.
Pas takimit, nuk pati deklarata, por LSDM përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se në takim bashkbiseduesit janë dakorduar se nuk ka kohë për të humbur dhe për këtë shkak duhet një zgjidhje sa më e shpejt e krizës politike që nënkupton plotësimin e dy kushteve kyçe: reforma në media dhe pastrimi i listës zgjedhore, si kusht për për të organizuar zgjedhje të lira, sipas marrëveshjes së Përzhinës.
Edhe për listën zgjedhore si dhe për mediat është e mundur marrëveshja në ditët e ardhshme, nëse për këtë ekziston vullnet politik, sepse në tavolinë ndodhen hapa konkret, teknik të cilat duhet të bëhen dhe të cilat mund të mos varen nga partitë politike” ka theksuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë ka filluar t’i ndjejë pasojat e para nga kriza e tejzgjatur politike, andaj të gjitha palët duhet të tregojnë iniciativën e nevojshme për çështjet e hapura. /H. A. /
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia