close
Vendi

SHKUP: KONFERENCË PËR VETË-RREGULLIM MEDIAL DHE SFIDA ETIKE

Mikrofona-mediat-boterore

Seferi: Kohëve të fundit mediat nën ndikimin e pushtetit


 

Konferencë për vetë-rregullim medial dhe sfida etike në mediat u mbajt në organizim të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë. Në konferencë, fjalim mbajtën shefi i Delegacionit të BE-­së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe shefja e Misionit të OSBE-­së, Nina Suomalainen.  Ndërsa publikimi i përgatitur nga ana profesor, Sefer Tahiri dhe Mirce Adamcevski i përmban principet bazë për raportimin e një gazetari, vendimit e komisionit  si dhe rishikim i ankesave të dorëzuara tek Komisioni për Ankesa.

Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar gjatë fjalimit të tij tha se kohën në të cilën  jetojmë në nivel global e bëjnë etikën shumë të rëndësishme dhe se vetëm etika dhe integriteti të cilat janë të inkorporuar në hapa konkret do të mund të na ndihmojnë të mbrohemi dhe sërish t’i arrijmë vlerat demokratike.

“Roli i mediave, që konsiderohet të jenë këshilltarë i popullit është esencial në këtë kuptim. Për fat të keq gazetaria në kohën e sotshme ballafaqohet me sfida serioze dhe padrejtësi në profesion. Shtrohet pyetja se si të kthehet besimi sërish për mediat si garantues të interesave për të mirën e qytetarëve. Mundet që integriteti personal është pika prej ku duhet të nisemi gjatë nevojës për përgjigje. Pra integriteti vjen nga brenda pa cezura dhe pa imponime’ tha  Samuel Zhbogar Shefi i delegacionit të BE-së.

Sefer Tahiri, anëtari i Komisionit për ankesa potencoi se gjatë kohëve të fundit u dëshmua se mediat kanë qenë nën ndikimin e pushtetit që është në largim e sipër dhe sipas tij reformat janë të domosdoshme.

Shefja e Misionit të OSBE­së, Nina Suomallainen theksoi se askush nuk konteston faktin se interneti e rrit ndjeshëm përmbajtjen mediale por interneti dhe teknologjia tjetër digjitale mundësuan se si të përhapen lajme të rrejshme.

Kjo Konferencë  u organizua me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit ‘#ReForMedia ­ përparim i bashkëpunimit midis shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediale’, që e zbatojnë Instituti i Maqdonisë për media dhe Instituti paqësor nga Lubjana me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia