close

ANULOHEN 90% E ARANZHMANEVE TURISTIKE


Përhapja e shpejtë e koronavirusit por edhe masat plotësuese që çdo vend është duke i ndërmarrë, ka goditur degën më profitabile-Turizmin. Me 90% të aranzhmaneve të anuluara turistike, por edhe me aktivitete të zvogëluara nga 40 deri 60%, ky sektor ka frikë nga largimi nga puna të të punësuarve dhe joprofitabilitet në periudhën e ardhshme.

A i kërcënohet heqje masive nga puna sektorit të hotelierisë? 20 mijë të punësuar të rregullt dhe disa mijëra jo të rregullt frikësohen për vendet e tyre të punës në vend, pikërisht për shkak të aranzhmaneve të anuluara turistike nga vendet që tashmë janë në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit, thonë nga odat ekonomike.

“Anulohen edhe në restorane edhe në kantinat e verës që kanë degustime të caktuara të verës nga grupet që vinë nga jashtë, është anuluar gjithçka që ka qenë e caktuar në së paku dy deri në tre muajt e ardhshëm, këtu janë edhe hotelet që i kanë anuluar të gjitha konferencat dhe gjithçka që është caktuar deri në muajin maj, si grupe turistike janë anuluar të gjitha, definitivisht.” –deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska.

Odat ekonomike dhe asociacionet e turizmit urgjentisht kërkojnë nga qeveria lirim të përkohshëm nga kontributet dhe tatimet për të hyra personale në afat prej gjashtë muajsh, formim urgjent i fondit për zbutjen e dëmeve nga COVID 19, si dhe pranim urgjent të propozimit për reforma, ndryshime dhe plotësime të ligjit për veprimtari turistike.

“Turizmi është dega e parë ekonomike që pëson humbje nga kjo situatë, dhe këtu janë pasojat më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta. Këto janë masat më të buta që i kërkojmë, Sllovenia para dy ditësh dha 1 miliardë euro ndihmë të drejtpërdrejtë për ekonominë turistike.” –shprehet Igor Mitrovski, Oda Ekonomike për Turizëm e RMV-së.

Nuk ka udhëtime të paralajmëruara për festën e Pashkëve, thonë nga odat për turizëm. Nga atje theksojnë se e ndjekin situatën dhe rekomandojnë që në qoftë se qetësohet situata me koronavirusin të vizitohen qendrat turistike vendase.

“I bëjmë thirrje popullatës në periudhën që vjejn dhe gjatë festës së Pashkëve në qoftë se vazhdon përhapja e sëmundjes t’i kenë parasysh hotelet maqedonase dhe bukuritë maqedonase dhe me këtë do t’u jepet mbështetje edhe hotelierëve, sepse kalojnë në periudhë të vështirë.” – thonë nga Oda Ekonomike

Për momentin nuk ka shifër konkrete sa kjo degë do të ketë dëm nga përhapja e koronaviurusit në përmasa botërore. Ajo që dihet se rreth 1 deri në 2 % e turistëve në vend ishin aziatikë, ndërsa nga mungesa e tyre më së shumti u goditën Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. Me mbështetje për turizmin krahas Sllovenisë, dolën edhe Franca dhe Greqia, ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet të japin informata në çfarë mënyre dhe me sa ndihmë financiare do t’i zbusin humbjet në turizëm dhe hotelieri. /Klan Macedonia/           

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia