close
Ekonomi

SHKUP: KRIZA EDHE NË RISHIKIMIN E BUXHETIT PËR SIVJET

257580

Pa praninë e opozitës maqedonase, Komisioni për Financa dhe Buxhet fillon diskutimin e rebalancit të buxhetit për këtë vit. Me të parashikohet që për shkak të krizës politike rritja e BPV-së të ulet nga katër në 2.3 për qind.

Ministri i Financave, Kiril Minovski,  tha se nuk do të ketë shkurtime  të investimeve kapitale.  Sidoqoftë, edhe deficiti  buxhetor do të ketë rritje – nga 3.2 për qind të projektuar- ai do të ngritet në 3.6 për qind dhe  do të arrijë 2.1 miliardë denarë.

Në debatin e zhvilluar në komisionin amë, deputetët nga radhët e opozitës shqiptare  kanë vërejtjtur se u hyhet në hak komunave dhe projekteve që kanë të bëjnë me shqiptarët. /TvArt/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia