close
Ekonomi

SHKUP: KRIZA POLITIKE FALIMENTON PROJEKTET EUROPIANE

0,,17723265_403,00
Në samitin e posambajtur në Paris, kushtuar Ballkanit Perendimor, u afishuan plane e projekte konkrete për mbështetje financiare të disa vendeve të rajonit, por jo edhe të Maqedonisë. 
Eurokemesari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, paralajmëroi se Unioni Europian do të ndajë rreth 150 milion euro për infrastrukturë, transport dhe energjetikë me qëllim të funksionimit sa më efikas të proceseve komunkuese dhe integruese midis vendeve të rajonit. Në fjalimin e tij, ai nuk e përmendi fare Maqedoninë.
”Vendosmëm të ndajmë 96 milion euro  për tri projekte hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe në Kosovë. Do të sigurojmë edhe 50 milion euro për masas ekologjike në funksio të efikasitetit energjetik për ndërtesat e banimit dhe për projekte më të vogla hidro-energjetike”, tha Hahn dhe shtoi se ”potenciali i ndërlidhjes në mes të atyre shteteve do të shfrytëzohet vetëm nëse ato i kryejnë reformat e duhura”.
Mospërfshirja e Maqedonisë në projektet financiare mbështetëse të Samitit të Parisit, ndërlidhet edhe me vendimin e Komisionit Europian për të shkurtuar 27 milion euro nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese, e njohur ndryshe si programi IPA.
Kriza politike në Maqedoni, që në Bruksel po lexohet si mosgatishmëri e politikanëve vendorë për të gjetur një pajtueshmëri midis veti, ndërlidhet drejtpëdrejt me sinjalet e Brukselit për një shtëngim më të madh  masash si formë presioni.
Zëdhënsja e Komisonit Europian, Maja Kociançiq,  madje ishte shumë e qartë kur deklaroi ditë më parë se keqësimi i kontekstit politik është një nga shkaqet që qeveria dhe adminstrata në Maqedoni, për fat të keq, siç tha ajo, nuk deshën apo nuk mundën ti përmbushin obligimet rreth reformave, ose ta shfaqin gatishmërinë  nevojshme për planifikimin e reformave të kërkuara ose ti implementojnë fondet e BE-së në këto fusha, potencoi Kocijançiq.
Se  a do të arrijë elita politike të nxjerrë mësime nga këto masa shtërnguese europiane, kjo do të dihet edhe në takimet e fundit me të dërguarin gjerman Johannes Haindël, por përvoja ka dëshmuar se asnjë përparim në Ballkan nuk është bërë nëse, paraprakisht, nuk është ushtruar një presion më i madh mbi ata politikanë që janë pjesë e filozofisë frenuese, që në instancë të fundit mund të falimentojnë projektet europiane dedikuar zhvillimit ekonomnik dhe përparimit social. /TvArt/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia